• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nagorno Karabah: Të paktën 25 të vdekur në operacionin ushtarak të Azerbajxhanit

Nagorno Karabah: Të paktën 25 të vdekur në operacionin ushtarak të Azerbajxhanit

 Stepanakert, 19 shtator 2023 (MIA) - Numri i të vdekurve në Nagorno Karabah u ngjit në më shumë se njëzet pasi Azerbajxhani filloi operacionin "aniterrorist" në rajonin e kontestuar të Kaukazit Jugor, kumtuan sonte autoritetet lokale. 

 Gegam Stepanjan, ombudsman për të drejtat e administratës lokale, në një postim në rrjetet sociale tha se ka pasur 25 viktima, prej të cilëve dy kanë qenë civilë, lajmëroi DPA

  Jnaë plagosur 138 persona, prej të cilëve 29 janë civilë, ka shkruar Stepanjani, duke shtuar se popullata civile nga gjashtë bashkësi është evakuuar për shkak të bombardimeve të forcave të Azerbajxhanit.

 Azerbajxhani sot filloi një operacion të gjerë ushtarak kundër rajonit të kontestuar Nagorno Karabah me qëllimin e pretenduar supozuar që t'i ndëshkojë shkeljet e armëpushimit dhe ta kthejë "rendin kushtetues" në rajon.

 Nagorno Karabahu ndodhet në territorin e Azervajxhanit, por është i populluar me shumë armene. Ka edhe pushtet lokal, Republika e  panjohur e Arcahut..

 Ministria e Mbrojtjes në Azerbajxhan e përshkroi fushatën ushtarake si një "operacion antiterrorist" e cila do të vazhdojë deri në tërheqjen e trupave armene nga territori, siç ishte përshkruar në armëpushim pas luftës së fundit në Nagorrno Karabah në vitin 2020

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR