• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nadal: Nuk po mendoj për titull në Brizbejn

Nadal: Nuk po mendoj për titull në Brizbejn

Brizbejn, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Tenisti spanjoll Rafaell Nadal, i cili pas një pauze njëvjeçare po rikthehet në fush, deklaroi para turneut të ardhshëm në Brizbejn se nuk po mendon të fitojë titullin, por vetëm dëshiron ta shijojë sërish lojën e tenisit.

Tridhjetë e shtatëvjeçari Nadal do të merr pjesë në turneun në Brizbejn, pasi për shkak të lëndimit të këllçit për herë të fundit u shfaq në fushën e tenisit në janar të këtij viti në Australian Open. 

"Sot është e pamundur të mendohet për të fituar turneun. Ajo që është e mundur është ta shijoj kthimin. Nuk pres shumë. Megjithatë, kam qenë jashtë fushës për një vit", deklaroi fituesi i 22 titujve të Gren Slem, i cili triumfoi në Brizbejn dy herë në karrierën e tij.

Nadali paralajmëroi se viti 2024 me siguri do të jetë viti i fundit i karrierës së tij profesionale në tenis. rq/

Foto: "X"

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR