• e enjte, 18 korrik 2024

Nëpër Evropë po përhapet virus i sapozbuluar, të cilin e bartin rriqrat

Nëpër Evropë po përhapet virus i sapozbuluar, të cilin e bartin rriqrat

Hanover, 29 korrik 2023 (MIA) - Gjashtë vite pasi u zbulua në Kinë, virusi Alongshan (ALSV), të cilin e bartin rriqrat, tani po përhapet në pjesën më të madhe të Evropës, kumtuan ekspertë gjermanë.

Siç njoftoi DPA, virusi, i cili nuk është i lidhur me kurrfarë sëmundje serioze tek njerëzit, është gjetur tek rriqrat në Finlandë, Francë, Rusi, Zvicër dhe tani në Gjermani, konfirmoi Qendra për mjekësi në Dyseldorf.

Hulmtueist nga universiteti për mjekësi veterinare (TIHO) në qytetin verior gjerman Hanover kanë gjetur dëshmi për bartje të ALSV-së përmes rriqrave të kafshëve të egra, respektivisht drerëve në krahinën veriperëndimore gjermane, Saksonia e Poshtme. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR