• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nëntëmbëdhjetë ushtarë ukrainas humbën jetën gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve

Nëntëmbëdhjetë ushtarë ukrainas humbën jetën gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve

Kiev, 6 nëntor 2023 (MIA)-  Në sulmet raketore ruse gjatë  një cermonie të ndarjes së çmimeve vdiqën 19 ushtarë ukrainas në Brigadën e 128-të për sulme të specializuara, kumtuan nga kjo njësi e armatës ukrainase.

Prej atje shtojnë se gjatë sulmit, që u realizua më 3 nëntor në zonën Zaporozhje, vdiqën ushtarët më të mirë dhe se zhvillohet hetim i thellë për rrethanat e tragjedisë, raportoi agjencia ukrainase Unian.

Deputeti ukrainas Mihaillo Volinec më parë publikoi se në sulm vdiqën 28 ushtarë, ndërsa mbi 50 janë plagosur.

Mediat ukrainase më parë lajmëruan se forcat ruse më 3 nëntor qëlluan me raketë "Iskander- M" mbi ushtarët e brigadës së 128-të të forcave të armatosura në Ukrainë në afërsi të fshatit Zareçnoe, në zonën e Zaporozhjes, gjatë kohës së ceremonisë së dhënies së çmimeve me rastin e Ditës së artilerisë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov deklaroi se ka urdhëruar hetim dhe se përgjegjësit do të dënohen. ss/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR