• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nëntë të vrarë në operacionet izraelite në veri të Bregut Perëndimor

Nëntë të vrarë në operacionet izraelite në veri të Bregut Perëndimor

Ramallah, 21 nëntor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite tha se gjatë një operacioni dyditor në veri të Bregut Perëndimor, në të cilin morën pjesë edhe Forcat Ajrore, janë vrarë nëntë "terroristë", transmeton DPA.

 Në aksionet e përbashkëta në Xhenin dhe zonat përreth, të zbtuara dje dhe pardje, forcat izraelite arrestuan persona për të cilët ishin lëshuar urdhër, sekuestruan armë dhe zbuluan katër laboratorë për prodhimin e lëndëve shpërthyese, thuhet në njoftim.

 Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah konfirmoi numrin e të vrarëve, por nuk dihet nëse të gjithë ishin anëtarë të grupeve militante.

 Grupi islamik Xhihadi Islamik tha se tre nga luftëtarët e tij u vranë, ndërsa Hamasi konfirmoi se një nga luftëtarët e tij ishte në mesin e të vrarëve.

 Burimet palestineze thonë se mbi 750 palestinezë kanë vdekur në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës së Gazës në tetor të vitit 2023.

Foto: Arkivi  

 

QËNDRONI TË LIDHUR