• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nëntë të vdekur në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Bureixh

Nëntë të vdekur në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Bureixh

 Tel Aviv, 9 korrik 2024 (MIA) - Nëntë persona, mes tyre të paktën pesë fëmijë, humbën jetën në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Bureixh në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftuan sot mediat rajonale.

 Siç u tha, bombat izraelite ishin drejtuar ndaj një tubimi i civilëve pranë rrethrrotullimit Abu Rasas në kampin Bureixh.

 Numri i civilëve të vdekur sot në Rripin e Gazës që nga orët e para të mëngjesit ka shkuar në 26, ndërsa dhjetëra persona janë plagosur.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR