Nëntë të plagosur në sulmin me armë në San Francisko, të shtëna nga një automjet në qarkullim
- Policia e San Franciskos kumtoi se nëntë persona u plagosën në qarkun Mision, pas të shtënave me makinë në drejtim të tyre mbrëmë.
- Post By Sara Ademi
- 13:13, 10 qershor, 2023
San Francisko, 10 qershor 2023 (MIA) - Policia e San Franciskos kumtoi se nëntë persona u plagosën në qarkun Mision, pas të shtënave me makinë në drejtim të tyre mbrëmë.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 21 sipas kohës lokale.
"Mund të konfirmojmë se nga të shtënat janë nëntë të plagosur dhe të gjithë pritet të mbijetojnë. Në këtë moment mësohet se ngjarja ka qenë e paramenduar dhe e izoluar. Pas incidentit, nuk kishte më asnjë rrezik për publikun", kumtuan nga policia e San Franciskos.
Ndihmës mbikëqyrësi komunal Santiago Lerma, tha se policia i tha atij se njerëzit ishin qëlluar dhe se një person i ishte nënshtruar një operacioni.
Disa nga të plagosurit kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa për të tjerët nuk dihet gjendja e tyre.
Lerma tregon se autoritetet besojnë se të shtënat janë qëlluar nga një makinë në qarkullim. sa/