• e martë, 24 dhjetor 2024

Nëntë të lënduar gjatë përplasjes së teinit me pasagjerë dhe mallra në një tunel në Beograd

Nëntë të lënduar gjatë përplasjes së teinit me pasagjerë dhe mallra në një tunel në Beograd

Beograd, 17 maj 2024 (MIA) - Nëntë persona janë lënduar pas përplasjes së një treni pasagjerësh dhe mallrash në tunelin Vukov-Ura e Pançevës, afër daljes së urës së Pançevës, njofton RTS.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në tunelin pranë konviktit të studentëve “Karaburma”.

Në terren ndodhen ekipet e Ndihmës së shpejtë dhe 25 zjarrfikës me pesë automjete.

Në orën 18 e 42 minuta është marrë njoftim se një tren mallrash është përplasur me një tren pasagjerësh në tunelin e monumentit Vukov-Urën e Pançevës, më afër daljes në urën e Pançevës.

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiq ndodhet në vendin e ngjarjes ku u përplasën trenat në tunelin Vukov-Ura e Pançevës. Në vend pritet të arrijë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR