• e premte, 27 dhjetor 2024

Nëntë peshkatarë janë zhdukur në det në Korenë Jugore pasi u është përmbysur anija

Nëntë peshkatarë janë zhdukur në det në Korenë Jugore pasi u është përmbysur anija

Seul, 5 shkurt 2023 (MIA) - Anijet dhe aeroplanë të rojes bregdetare të Koresë së Jugut janë në kërkim të nëntë peshkatarëve që u zhdukën pasi varka e tyre u përmbys në brigjet jugperëndimore të vendit.

Pas aksidentit, i cili ndodhi mbrëmë pranë ishullit Debiçi, tre anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga një anije tregtare që ishte afër, njoftoi roja bregdetare e qytetit jugperëndimor Mokpo.

Të mbijetuarit thanë se motori i anijes u mbush me ujë shumë shpejt dhe më pas anija 24 tonëshe u përmbys.

Mediat amerikane cituan Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Sigurisë, e cila kumtoi se shtatë nga të zhdukurit janë shtetas të Koresë së Jugut dhe dy të tjerët janë të huaj, por nuk specifikuan kombësitë e tyre.

Më shumë se 30 anije të rojes bregdetare dhe të paktën tetë aeroplanë sot janë përfshirë në mënyrë aktive në kërkimin e të zhdukurve.

Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jol u bëri thirrje autoriteteve të mobilizojnë "të gjitha burimet e disponueshme" për të zgjeruar kërkimin, si dhe për të ofruar mbështetje për familjet e peshkatarëve të zhdukur", kumtoi Kabineti i tij. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR