Nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa 17 janë lënduar në sulmin raketor rus në Zaporozhje
- Nëntë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 17 janë lënduar në sulmin raketor rus sonte në rajonin ukrainas, Zaporozhje, njoftoi guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov përmes aplikacionit "Telegram".
- Post By Besnik Shuki
- 20:43, 6 dhjetor, 2024
Kiev, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Nëntë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 17 janë lënduar në sulmin raketor rus sonte në rajonin ukrainas, Zaporozhje, njoftoi guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov përmes aplikacionit "Telegram".
Sipas informatave më të reja, mes të lënduarve janë edhe dy fëmijë, shtoi guvernatori. Paraprakisht, ai informoi për gjashtë të lënduar.
Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe shitore. Alarmi ajror është shpallur në orën 17:32, ndërsa shpërthimet kanë ndodhur në orën 17:58 sipas kohës lokale.
Si pasojë e sulmit, shpërtheu zjarr në objektivin e qëlluar, informoi guvernatori. bsh/