• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nënshkruhet plani i punës me Thesarin e SHBA-së për përforcimin e kapaciteteve për menaxhim me financat publike

Nënshkruhet plani i punës me Thesarin e SHBA-së për  përforcimin  e kapaciteteve për menaxhim me financat publike

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - SHBA-ja, si një nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut, e mbështet integrimin e shtetit në BE dhe të dyja vendet në pesë vitet e ardhshme do të punojnë në një projekt të përbashkët me qëllim të ruajtjes së interesave financiare dhe stabilitetit të sistemit financiar përmes efikasitetit më të madh të kapaciteteve institucionale në mbledhjen e të ardhurave, përmirësimin e shërbimeve dhe shkatëriimin  e korrupsionit, bëri të ditur sot Drejtoria Doganore.

Drejtori i Drejtorisë Doganore Stefan Bogoev, drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska dhe drejtoresha për Politikë dhe Administrim të të Ardhurave në Thesarin e SHBA-së Parvina Shamsieva Koen  e nënshkruan Planin e punës për Projektin për përforcimin e kapaciteteve për Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Drejtorinë Doganore për vitin 2023 – 2024.

Plani, siç informojnë nga Drejtoria Doganore, është nënshkruar në prani të ministrit të Financave Fatmir Besimi, i cili në Takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, i nënshkroi kushtet e përcaktuara të punës në të cilat të dyja institucionet duhet të punojnë me qëllim të realizimit të qëllimeve të përcaktuara. 

"Në kuadër të projektit të dyja institucionet vendosin bashkëpunim me Zyrën për Ndihmë Teknike në Thesarin e SHBA-së, e cila do të ofrojë ekspertizë për përforcimin e kapaciteteve, si dhe mbështetje në përpjekjet për reforma dhe modernizim të cilat ndërmerren në kuadër të Drejtorisë Doganore. dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike", qëndron në kumtesë. 

Ministri Besimi theksoi se në vazhdimësi po punohet për implementimin e reformës në menaxhimin me financat publike dhe se kjo marrëveshje është një kontribut për përforcimin e financave publike, luftës me korrupsionin dhe ekonomisë gri.

 "SHBA është partneri ynë strategjik dhe kjo iniciativë edhe më shumë e përforcon partneritetin tonë. Thesari i SHBA-së ofron ndihmë të rëndësishme teknike për vendin në përforcimin e menaxhimit me financat publike, efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së financave publike, si dhe në përballjen e ekonomisë gri. Në këtë mënyrë do t'i përforcojmë kapacitetet e institucioneve tona, ndërsa qëllimi përfunidmtar është prosperiteti ekonomik", tha ministri Besimi. Shtoi se ato procese njëkohësisht zbatohen me vendosjen e platformave të reja moderne digjitale, siç është  Sistemi i Integruar Informativ për Menaxhim Financiar në Ministrinë e Financave - IFMIS, Sistemi i Integruar Informativ Tatimor (IDIS) dhe Sistemi Informativ për Menaxhim të Ndihmës Shtetërore - SAMIS.

 

Drejtoresha për Politikë dhe Administrim të të Ardhurave në Thesarin e SHBA-së, Parvina Shamsieva Koen, theksoi se Zyra për Ndihmë Teknike e Thesarit të SHBA-së u ndihmon vendeve partnere të orientuara drejt reformave për të përforcuar menaxhimin me financat publike.

" Me kënaqësi i mbështesim përpjekjet e Ministrisë së Financave për përmirësimin e administratës tatimore dhe doganore në Maqedoninë e Veriut. Plani i punës i nënshkruar sot e pasqyron mbështetjen e gjerë dhe gjithëpërfshirëse për ngritjen e kapaciteteve nga ATO të Drejtorisë Doganore dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike në përputhje me prioritetet kryesore kombëtare, përfshirë  edhe uljen e ekonomisë gri, rritjen e harmonizimit vullnetar nga taksapaguesit, mobilizimin e resurseve vendase dhe luftën kundër korrupsionit", tha Koeni. 

 

Drejtori i Drejtorisë Doganore Bogoev thotë se nënshkrimi i këtij dokumenti është dëshmi e përkushtimit të fuqishëm të Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe institucioneve në zbatimin e reformave të shëndosha fiskale të cilat do të rezultojnë në rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike të shtetit.

Në këtë drejtim, me ndihmën eksperte të Thesarit të SHBA-së, Drejtoria Doganore në kuadër të Planit të punës 2023-2024 do të punojë në përforcimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin e kontrolleve efikase, zbatimin korrekt të rregulloreve dhe menaxhim merreziqet në punën doganore. Këto janë fusha kyçe që do të mundësojnë eliminimin e ekonomisë gri dhe korrupsionit, si një nga prioritetet më të larta të Drejtorisë Doganore, që do të gjenerojë të ardhura më të larta në Buxhet. 

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska, thotë se me përmbylljen e këtij plani 18-mujor të punës, DAP-i do të marrë mbështetje teknike dhe trajnime të të punonësuarve për: përforcimin e kapaciteteve të inspektoratit, menaxhimin me borxhet, përmirësimin e shërbimeve ndaj taksapaguesve, menaxhimin e projekteve, revizionin e brendshëm, si dhe përforcimin e kapaciteteve njerëzore si një nga resurset më të rëndësishme të institucionit me qëllim të shërbimeve të shpejta, efikase dhe efektive për tatimpaguesit.

 "Ky bashkëpunim për ne është me rëndësi kyçe  dhe vjen në një kohë kur e zbatojmë Procesin e reformës dhe ndërtojmë një administratë tatimore moderne, të digjitalizuar që i ndjek trendet botërore dhe mund t'u përgjigjet të njëjtave. Me mbështetjen tuaj dhe iniciativat shumëfunksionale do të sigurojmë stabilitet dhe siguri dhe do të ndihmojë në përforcimin e mekanizmave të kontrollit që i mbrojnë interesat e qytetarëve dhe bizneseve, që ndërkaq nga ana tjetër nënkupton përfitime në pjesën e të ardhurave të Buxhetit", potencon Llukarevska. ar/

 Foto; Drejtoria Doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR