• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nënpresidenti iranian: Bota pret që administrata e Trampit t'i ndalojë luftërat në Gazë dhe Liban

Nënpresidenti iranian: Bota pret që administrata e Trampit t'i ndalojë luftërat në Gazë dhe Liban

 Riad, 11 nëntor 2024 (MIA) - Nënprersidenti i parë iranian Muhamed Reza Aref sot deklaroi se bota pret që administrata e ardhshme amerikane e Donald Trampit menjëherë t'i ndalojë luftërat e Izraelit në Gazë dhe Liban.

"Qeveria amerikane është mbështetësi kryesor i aksioneve të regjimit sionist (Izraelit) dhe bota pret premtimin e qeverisë së re të atij vendi  menjëherë  t'i ndalojë luftërat kundër popullit të pafajshëm të Gazës dhe Libanit", tha Arefi  në samitin e përbashkët të Ligës Arabe dhe Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Arabinë Saudite.

 Ai, gjithashtu, i dënoi vrasjet e fundit izraelite të liderëve të Hamasit palestinez dhe Hezbollahut libanez, duke i quajtur terrorizëm të organizuar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR