• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nënpresidentja amerikane: Kemi parë palestinezë si hanin gjethe, ndërsa fëmijët vdesin

Nënpresidentja amerikane: Kemi parë palestinezë si hanin gjethe, ndërsa fëmijët vdesin

Uashington, 4 mars 2024 (MIA) - Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamalla Haris, ka bërë kritikën më të fortë deri më tani për politikën e Izraelit ndaj palestinezëve.

Haris theksoi se "ajo që po ndodh çdo ditë në Gazë është shkatërruese".

"Kemi parë raporte për familje që hanë gjethe dhe ushqim të kafshëve. Gra që lindin foshnje të paushqyera me pak ose aspak kujdes mjekësor. Fëmijë që vdesin nga mosushqyerja dhe dehidratimi", deklaroi mbrëmë Haris, një ditë para takimit të planifikuar me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Beni Ganc.

Nënpresidentja amerikane theksoi se janë vrarë shumë palestinezë të pafajshëm, ndërsa ato që kanë mbijetuar janë të urritur.

"Vetëm pak ditë më parë, pamë njerëz të uritur, të dëshpëruar se si iu afruan kamionëve me ndihmë humanitare, thjesht duke u përpjekur të sigurojnë ushqim për familjeT e tyre pasi disa javë pothuajse asnjë ndihmë nuk arriti në pjesën veriore të Gazës. Ata hasën në të shtëna me armë dhe kaos. Kushtet janë çnjerëzore. Njerëzimi ynë i përbashkët na detyron të veprojmë. Siç tha të premten presidenti Xho Bajden, SHBA-ja është e përkushtuar në marrjen urgjente të ndihmës më të madhe për të shpëtuar palestinezët e pafajshëm të cilët kanë nevojë", tha Haris.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkaura të Amerikës do të vazhdojnë të dorëzojnë ndihmë humanitare për palestinezës, duke e lëshuar nga aeroplanët.

Duke folur për Hamasin, Haris tha se organizata nuk tregon respekt për viktimat e pafajshme, përfshirë edhe popullin në Gazë.

Ajo bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, të paktën për gjashtë javët e ardhshme.

"Gjatë kësaj kohe do të nxirren pengjet dhe do të dërgohet një sasi e konsiderueshme ndihme. Hamasi pretendon se dëshiron armëpushim - mirë, marrëveshja është në tryezë. Siç thamë, Hamasi duhet të pajtohet me atë marrëveshje. Le të arrijmë armëpushim. Për të ribashkuar pengjet me familjet e tyre. Dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme për popullin e Gazës", theksoi Haris. ls/

Foto. DPA

QËNDRONI TË LIDHUR