• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nënkryetarja amerikane Haris do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Nënkryetarja amerikane Haris do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Uashington, 7 shkurt 2023 (MIA) - Nënkryetarja e SHBA-së, Kamala Haris do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih prej 16 deri 18 shkurt, në prag të përvjetorit të parë të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, thuhet në kumtesën e kabinetit të saj. 

"Deklaratat e nënkryetares në Munih do të tregojnë unitet transatlantik dhe vendosmëri, lidership global amerikan dhe përkushtimin tonë të përhershëm që ta mbështesim Ukrainën", theksoi zëdhënësja e Haris, Kirsten Alen, në kumtesë.

Haris do të mbajë fjalim dhe do të takohet me liderë të huaj. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR