Në Zvicër mbahet konferenca paqësore për Ukrainën
- Në Zvicër sot fillon konferenca dyditore paqësore për Ukrainën në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të rreth njëqind vendeve dhe organizatave joqeveritare.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:19, 15 qershor, 2024
Bernë, 15 qershor 2024 (MIA) - Në Zvicër sot fillon konferenca dyditore paqësore për Ukrainën në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të rreth njëqind vendeve dhe organizatave joqeveritare.
Në konferencë do të bisedohet për çështje të ndryshme, mes të cilave për eksportin e miellit nga Ukraina, sigurinë e centralit bërthamor Zaporozhje, që është nën kontrollin rus, si dhe për çështje humanitare siç është këmbimi i robërve të luftës.
Konferenca mbahet me nismë të Ukrainës, ndërsa në të do të merr pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski. Qëllimi i konferencës është të mobilizohet mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën.
Rusia për momentin kontrollon një të pestën e territorit të Ukrainës, përfshirë edhe Gadishullin e Krimesë, të aneksuar në vitin 2014. ab/
Foto: ЕPА