• e premte, 27 dhjetor 2024

Në zjarret në Havai 89 të vdekur, katastrofa më e madhe natyrore në 100 vitet e fundit

Në zjarret në Havai 89 të vdekur, katastrofa më e madhe natyrore në 100 vitet e fundit

Maui, 13 gusht 2023 (MIA) - Numri i të vdekurve në zjarret pyjore në Maui, Havai, tani është 89, që e bën zjarrin më vdekjeprurës pyjor në SHBA në mbi 100 vite, kumtuan personat zyrtarë.

Ekipet e kërkimit me qen i kaluan rrënojat në Lahaina, katër ditë pasi që zjarri e rrafshoi pushimoren historike, duke shkatërruar ndërtesa dhe automjete.

Guvernatori Xhosh Grin në konferencë për shtyp paralajmëroi se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.

Lidhur me numrin e të vdekurve, kjo është katastrofa më e keqe natyrore në historinë e Havait, duke e tejkaluar cunamin në të cilin jetën e humbën 61 persona në vitin 1960, një vit pasi që Havai u bë shtet amerikan.

Autoritetet filluan t'u lejojnë banorëve të kthehen në Mauin Perëndimor, edhe pse zona e zjarrit në Lahaina mbeti e barrikaduar.

Personat zyrtarë paralajmëruan se avullimet helmuese mund të vijnë nga rajoent në të cilat akoma është prezent dhe theksuan se operacionet për kërkim vazhdojnë.

Qindra njerëz ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa numri i saktë nuk dihet.

Shpenzimet për ripërtëritjen e Lahainës janëv lerësuar në 5,5 miliardë dollarë, sipas Agjencisë federale për menaxhim me gjendje të jashtëzakonshme (FEMA), me ç'rast mbi 2.200 objekte janë dëmtuar apo shkatërruar dhe mbi 850 hektarë janë djegur.

Katastrofa filloi të martën në mesnatë, kur u paraqit zjarri në qytetin Kula, rreth 35 milje larg Hahainës. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR