• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në zjarret e mëdha në Korenë e Jugut deri tani jetën e kanë humbur 26 persona

Në zjarret e mëdha në Korenë e Jugut deri tani jetën e kanë humbur 26 persona

Seul, 27 mars 2025 (MIA) - Zjarret pyjore që shpërthyen në Korenë e Jugut sot janë dy herë më të mëdha se një ditë më parë, ndërsa numri i viktimave është rritur në 26. Më shumë se 33.000 hektarë tokë tashmë janë djegur në zjarrin më të madh që ka shpërthyer në pjesën qendrore të qarkut Useong, duke e bërë atë zjarrin më të madh të vetëm në historinë e Koresë së Jugut.

Helikopterët kundër zjarreve e kanë shuar zjarrin në zonat malore në juglindje të vendit, ku zjarret kanë shpërthyer prej gati një jave.

Më shumë se 120 helikopterë janë vendosur në tre rajone për të luftuar zjarret, njoftoi Ministria lokale e sigurisë. Koreja e Jugut mbështetet në helikopterë për të luftuar zjarret në pyje për shkak të terrenit të saj malor.

Zjarret që shpërthyen në Uiseong shpejtë po lëvizin drejt lindjes, duke u përhapur pothuajse në bregdet të bartur nga erërat e forta dhe kushtet e thata që përkeqësojnë situatën.

Ndërsa zyra meteorologjike ka parashikuar reshje të shiut në jugperëndim, reshjet pritet të jenë nën pesë milimetra për shumicën e zonave të prekura.

"Sasia e shiut do të jetë e vogël, kështu që nuk duket se do të ndihmojë shumë në përpjekjen për të shuar zjarrin", tha Lim Sang-Seop, ministër i Shërbimit pyjor të Koresë. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR