• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në zgjedhjet në SHBA deri tani kanë votuar më shumë se 60 milionë amerikanë

Në zgjedhjet në SHBA deri tani kanë votuar më shumë se 60 milionë amerikanë

Majami, 31 tetor 2024 (MIA) - Më shumë se 60 milionë amerikanë shfrytëzuan mundësinë të votojnë para kohe dhe ta japin votën e tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor.

Sipas Laboratorit për të drejtat e votimit të Universitetit në Florida, pesë ditë para zgjedhjeve, kanë votuar 60,9 milionë votues.

Nga ai numër, pak më shumë se 32 milionë kanë votuar personalisht në vendvotime, ndërsa rreth 28 milionë kanë votuar me postë", shkruan Gardian.

Përveç për zgjedhjet presidenciale, qytetarët e SHBA-së votojnë edhe për Kongresin, ndërsa do të zgjedhin edhe një të tretën e përfaqësuesve në Senat. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR