• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në zgjedhjet në Greqi më 25 qershor do të marrin pjesë 32 parti

Në zgjedhjet në Greqi më 25 qershor do të marrin pjesë 32 parti

 Athinë, 9 qershor 2023 (MIA) – Nga 44 partitë e paraqitura, në zgjedhjet e ardhshme në Greqi më 25 qershor, do të marrin pjesë 32, të cilat i plotësuan kriteret e duhura dhe kandidaturat e tyre u miratuan nga Gjykata e Lartë, ndërsa ndërkaq ish-deputeti i dënuar nga Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris sërish nuk mori  dritë të gjelbër, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gjykata e Lartë e Greqisë, e cila është kompetente për shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura bëri të ditur  se në zgjedhje do të marrin pjesë 26 parti, katër koalicione dhe dy kandidatë të pavarur.  

Ndër 12 kandidaturat e refuzuara ishte edhe koalicioni i kandidatëve të pavarur “Grekët për Atdheun dhe Lirinë” ku ka marrë pjesë Kasidiarisi. 

Ish-deputeti i Agimit të Artë, i cili vuan dënimin me burg në zgjedhjet e fundit  kandidoi me partinë e tij,   por as atëherë nuk mori dritë të gjelbër, ndërsa tani sërish u refuzuar kandidatura e tij u refuzua  përmes koalicionit të sapoformuar. 

 Vendimi është në përputhje me ligjin e miratuar dhe një amendament shtesë në Parlamentin grek, i cili parashikon ndalimin për pjesëmarrje në zgjedhje të një partie, presidenti, sekretari i përgjithshëm ose lideri  aktual i së cilës është dënuar për një vepër penale.

Kasidiarisi, i cili për momentin është në burg, në periudhën nga vitit 2012 deri në 2019 ka qenë deputet i Agimit të Artë, ndërsa në tetor  të vitit 2020 është dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burg për formim të një organizate kriminale. 

Në zgjedhjet paraprake parlamentare të mbajtura më 21 maj, morën pjesë 36 parti,  ndërsa pesë prej të cilave kaluan pragun zgjedhor  prej tre për qind dhe siguruan  vend në Parlament. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR