• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Xheda përfundoi takimi kushtuar Ukrainës me premtimin për vazhdimin e bisedimeve

Në Xheda përfundoi takimi kushtuar Ukrainës me premtimin për vazhdimin e bisedimeve

Xheda, 7 gusht 2023 (MIA) - Nisma diplomatike ukrainase vazhdoi këtë fundjavë kur përfaqësues të më shumë se 40 vendeve u grumbulluan në Xheda, të Arabisë Saudite, që të bëjnë përpjekje ta gjejnë rrugën drejt bisedimeve paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës.

Rusia nuk ishte e ftuar, përderisa presidenti ukrainas Volodomir Zelenski tha se shpreson se bisedimet do të sjellin samitin më vonë këtë vit dhe do ta mbështesin formulën e tij për paqe, e përbërë nga 10 pika. 

Një funksionar i lartë ukrainas më parë dje deklaroi se bisedimet në Arabinë Saudite për përpjekjet për lëvizjen drejt zgjidhjes paqësore të luftës me Rusinë ishin produktivë, por Moska e quajti mbledhjen përpjekje të pasukseshme që të transferohet jugu global drejt Kievit.

Në bisedimet në Xheda, të cilat duhej të përfundojnë pa deklaratë me shkrim, morën pjesë më shumë se 40 vende, në mesin e të cilave Kina, India, SHBA-ja dhe shumë vende evropiane, duke përjashtuar Rusinë. Ukraina dhe aleatët e saj sqaruan se bisedimet në Xheda janë përpjekje që të garantohet mbështetja e gjërë ndërkombëtare për parimet kyçe për fund paqësor të luftës në Ukrainë, që nënkupton tërheqje të të gjitha trupave ruse nga Ukraina dhe kthimin e gjithë territorit ukrainas në kontrollin e Kievit. 

Por, madje edhe tetëmbëdhjetë muaj pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, të gjitha pikëpamjet për bisedime paqësore të drejtpërdrejta mes Kievit dhe Moskës duken të largëta, informuan mediat perëndimore. 

Mediat shtetërore ruse dje e transmetuan deklaratën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov, i cili tha se takimi i "reflekton përpjekjet e Perëndimit të vazhdojë me përpjekje të kota, të dënuara" të drejtuara drejt mobilizimit të Jugut global pas pozicionit të udhëheqësisë ukrainase. 

Në fjalimin javor mbrëmë vonë, Zelenski tha se Ukraina sheh "rezultate të rëndësishme" nga sistemet amerikane dhe gjermane për mbrojtje ajrore edhe krahas sulmeve ajrore ruse për të cilat Kievi thotë se janë të drejtuara ndaj civilëve dhe ndërtesave banesore. 

Rusia njoftoi se ka rrëzuar fluturake pa pilot e cila është nisur drejt Moskës në sulmin e tretë të tillë në një javë, përderisa personat zyrtar nga të dyja palët thanë se Ukraina ka goditur dy ura të cilat e lidhin Krimenë me tokën. fc/

Fotografia: Printksrin jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR