• e premte, 16 gusht 2024

Në VK Tabanoc frekuentim i rritur i automjeteve

Në VK Tabanoc frekuentim i rritur i automjeteve

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Në VK Tabanoc për dalje dhe hyrje vërehet frekuentim i rritur i automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata, kumtoi LAMM.

Intensitet të rritur të komunikacionit ka edhe në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR