• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në vitin e parë të luftës në Ukrainë importi gjerman nga Rusia është zvogëluar për 91 për qind

Në vitin e parë të luftës në Ukrainë importi gjerman nga Rusia është zvogëluar për 91 për qind

Berlin, 13 prill 2023 (MIA) - Enti federal gjerman për statisika sot publikoi se në vitin e parë të pushtimit rus ndaj Ukrainës është zvogëluar për 91 për qind importi nga Rusia.

Rënia e importit gjerman nga Rusia para se gjithash i përket dërgesës së zvogëluar të energjensave ruse. Sipas të dhënave zyrtare në shkurt të këtij viti Gjermania ka importuar mallra nga Rusia në vlerë prej 300 milionë eurove, ndërsa vitin e kaluar ka arritur 3,7 miliardë euro me atë që Rusia nga vendi i 11-të tani është në vendin e 46-të të vendeve nga të cilat Gjermania importomn artikuj.

Gjermania para luftës në Ukrainë ka furnizuar më shumë se gjysma nga sasia e përgjithshme e gazit, por për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, fillimisht  ezvogëloi pastaj e ndërpreu importin e gazit.

Enti gjerman i statistikave njoftoi se nga fillimi i vitit deri në shkurt, importi i naftës dhe gazit rus është ulur për 99,8 për qind, domethënë nga 2,2 miliardë në 4,2 milionë euro, ndërsa importi i qymyrit është ulur për 92,5 për qind në 26 milionë nga 347 milionë euro.

Gjermania në muajin shkurt, ka eksportuar mallra me vlerë prej 800 milionë euro në Rusi, ndërsa një vit më parë eksportet kanë arritur në 2.1 miliardë euro, që paraqet një rënie prej 60.5 përqindëve. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR