• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në vitin 2023 rekord në konsumin e qymyrit në botë

Në vitin 2023 rekord në konsumin e qymyrit në botë

Paris, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Në vitin 2023 ërkesa për qymyr në botë arriti në 8,53 miliardë tonë, që është një rekord historik, kumtoi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

"Nga viti 2024, konsumi global i qymyrit duhet të tregojë tendencë në rënie," vlerësoi IEA në parashikimet e publikuara dy ditë pas përfundimit të takimit të 28-të ndërkombëtar të klimës në Dubai, ku u bë një apel për të braktisur burimet e karburantit fosile si pjesë e luftës kundër ngrohjes globale.

IEA thekson kërkesën e fortë për qymyr në Azi.

Këtë vit, konsumi në Kinë u rrit për 220 milionë tonë (4,9 për qind) krahasuar me vitin 2022, në Indi me 98 milionë tonë (tetë për qind), ndërsa në Indonezi me 23 milionë tonë (11 për qind).

Nga ana tjetër, konsumi është më i ulët në Evropë, ku shënohet një rënie e papritur me 107 milionë tonë ose 23 për qind, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku regjistrohet një rënie prej 95 milionë tonësh ose 21 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR