• e premte, 27 dhjetor 2024

Në vitin 2022 mbi 110.000 njerëz janë infektuar me HIV në Evropë

Në vitin 2022 mbi 110.000 njerëz janë infektuar me HIV në Evropë

Berlin, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Më shumë se 110,000 njerëz janë infektuar me virusin HIV në Evropë në vitin 2022, ndërsa shkalla e infeksionit është veçanërisht e lartë në vendet e Evropës Lindore, kryesisht në Rusi.

Numri prej 110 mijë ka të bëjë vetëm me persona me infeksion real dhe të konfirmuar, ndërsa besohet që numri real është dukshëm më i lartë, shkruan portali gjerman për statistika "statista.de" me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër HIV /SIDA, 1 Dhjetor.

Sipas grafikës, e cila bazohet në të dhënat e organizatës botërore të shëndetësisë dhe Qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, numër të ngjajshëm kanë edhe vendet nga Ballkani, me përjashtim të Greqisë,  të infeksioneve si vendet e Evropës Qendrore, Skandinavisë, Italisë dhe Turqisë, që janë mesatarisht 4,5 të infektuar në 100 mijë banorë.

Në perëndim të Evropës, në Francë, Portugali, Britani të Madhe dhe Poloni, kjo mesatare është shumë e ngjashme dhe është 5,1 të infektuar në 100 mijë banorë. Në lindje të Kontinentit të vjetër është dukshëm më i lartë, veçanërisht në Rusi me 38,4 të infektuar, pastaj në Ukrainë me 29,8 të infektuar në 100 mijë banorë. Në tërë kontinentin evropian janë infektuar mesatarisht nga 12,4 persona në 100 mijë banorë. Numrat janë pak më të larta krahasuar me vitin 2021.

ECDC konstatoi rritje të numrit të diagnozave të HIV-it në 37 nga gjithsej 49 vende, nga të cilat 26 në Bashkimin Evropian, të cilat ishin objekt i analizave dhe në disa raste me vlera rekorde.

Ekspertët shohin disa shkaqe për këtë. I pari është migrimi masiv, por gjithashtu kyçe është që pas pandemisë, shërbimet shëndetësore filluan të funksionojnë përsëri normalisht dhe zbuluan më shumë raste të infektimeve. Përveç kësaj, u prezantuan metoda të reja testimi dhe diagnostikimi. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR