• e premte, 27 dhjetor 2024

Në vitin 2020 numër rekord të amerikanëve kanë vdekur nga mbidoza

Në vitin 2020 numër rekord të amerikanëve kanë vdekur nga mbidoza
Uashington, 15 korrik 2021 (MIA) - Më shumë se 93.000 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza me ilaçe apo drogë vitin e kaluar, ndërsa sipas ekspertëve kjo ka të bëjë me izolimin për shkak të pandemisë me Kovid-19. Sipas të dhënave zyrtare, numri i rasteve të vdekjeve nga përdorimi i tepruar i drogës është më i madh sesa në vitin 2019, kur në atë mënyrë kanë vdekur 72.000 njerëz. "Kjo është një humbje e tmerrshme të jetëve të njerëzve", theksoi Brendon Marshall nga Universitetit Braun, duke shtuar se epidemia e mbidozës në sHBA veçmë ka ekzistuar, por tani me pandeminë vetëm e ka intensifikuar krizën. Ekspertët theksojnë se për momentin më shumë njerëz vdesin nga mbidoza me ilaçe sesa nga Kovid-19. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR