• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Vietnam temperaturë rekorde prej 44 gradë Celsius

Në Vietnam temperaturë rekorde prej 44 gradë Celsius

Hanoi, 7 maj 2023 (MIA) - Në Vietnam është shënuar temperaturë rekorde prej 44,1 gradë Celsius.

Temperatura ekstreme është matur dje në stacionin meteorologjik në veri të vendit, në provincën Tan Hoa, njoftoi Instituti Hidrometerologjik i Vietnamit. 

Temperatura paraprake maksimale në këtë vend juglindor aziatik ishte 43,4 gradë. 

Shkencëtarët nga Hanoi përkujtojnë se rritja e temperaturës është shqetësuese në kontekst të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.

Klima në Vietnam varion nga veriu drejt jugut, ndërsa vendi tani hyn në periudhën më të nxehtë të vitit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR