• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Vermont janë shpëtuar 23 skiatorë nga një stuhi dëbore

Në Vermont janë shpëtuar 23 skiatorë nga një stuhi dëbore

Kilington, 22 janar 2024 (MIA) - Ekipe të ndihmës së shpejtë në Vermont shpëtuan 23 skiatorë dhe snouborderë të cilët ishin raportuar të zhdukur të shtunën. 

Shtatë deri nëntë persona ishin raportuar të zhdukur në departamentin e policisë në Kilingon në qendrën e Vermontit, ndërsa pas vendosjes së një ekipi kërkimi dhe shpëtimi, u konstatua se 21 persona, mes të cilëve gjashtë të mitur, janë të zhdukur, raporton Ju-Es-Ej Tudej. 

Ekipi i kërkimit ka ecur rreth tetë kilometra në temperatura të ulëta dhe pasi u gjetën të gjithë personat, me zjarrfikës dhe mjete të ndihmës së parë u evakuuan.

Në momentin kur ekipet e shpëtimit përgatiteshin të largoheshin, u raportuan të zhdukur edhe dy persona të tjerë. Deri në mbrëmje, dy skiatorët u dërguan gjithashtu në vend të sigurt. 

Gjatë fundjavës, temperaturat në SHBA kanë rënë në minus 30 gradë në disa zona, të shoqëruara me stuhi dëbore dhe erëra të forta. qa/ab/

Foto: Policia e Kilingtonit

 

QËNDRONI TË LIDHUR