• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në veri të Italisë hyjnë në fuqi kufizimet për shkak të smogut

Në veri të Italisë hyjnë në fuqi kufizimet për shkak të smogut

Romë, 20 shkurt 2024 (MIA) - Në rajonin verior italian të Lombardisë hynë në fuqi kufizimet e vendosura dje nga autoritetet italiane për shkak të smogut, njoftoi DPA.

Kufizimet përfshijnë një ndalim të pjesshëm të makinave me naftë dhe një ndalim të plotë të zjarreve në natyrë, si dhe një ndalim të përdorimit të disa stufave të caktuara druri, njoftuan mediat lokale.

Masat zbatohen për Milanon dhe tetë provinca të tjera në rajonin e Lombardisë.

Nivelet e larta të grimcave të imëta prej disa kohësh kanë shkaktuar probleme në zonat me popullsi të dendur të Italisë veriore.

Të dielën, Milano në momente ishte qyteti i tretë më i ndotur në botë sipas një renditjeje nga kompania private zvicerane mjedisore IQAir. Vetëm ajri në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, dhe në Çengdu, Kinë, ishte më i ndotur se Milano.

Në dimër, smogu është problem i njohur në disa qytete italiane.  qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR