• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Venezuelë do të mbajnë protesta e ithtarëve të partisë në pushtet dhe opozitës pas rezultateve të kontestueshme zgjedhore

Në Venezuelë do të mbajnë protesta e ithtarëve të partisë në pushtet dhe opozitës pas rezultateve të kontestueshme zgjedhore

Karakas, 30 korrik 2024 (MIA) - Në Venezuelë sot pritet që të mbahen protesta të ithtarëve të partisë në pushtet dhe opozitës pas fitores së kontestuar zgjedhore të presidentit Nikolas Maduro. Opozita pretendon se rezultatet aktuale të votimit tregojnë se kandidati i tyre ka fituar  bindshëm.

 Përfaqësuesit e zgjedhjeve deklaruan se Maduro fitoi një mandat të tretë me 51 për qind të votave, duke e lejuar atë të zgjasë një çerek shekulli të sundimit socialist për gjashtë vjet të tjerë.

 Opozita tha se 73 për qind e votave të numëruara në të cilat kishte qasje treguan se kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez fitoi me shumicë, duke marrë më shumë se dy herë më shumë vota se Maduro.

 "Të dashur venezuelianë, nesër mblidhemi - si familje, të organizuar, duke demonstruar vendosmërinë që kemi për të bërë çdo zë të vlefshëm dhe për të mbrojtur të vërtetën", tha lideri i opozitës Marija Korina Maçado në postimin e Iks mbrëmë vonë, duke thirrur mbështetësit në një marshim proteste sot.

 Horhe Rodrigez, ligjvënës i partisë në pushtet dhe kreu i fushatës zgjedhore të Maduros, nga ana e tij u bëri thirrje mbështetësve socialistë të marshojnë në mbështetje të qeverisë. Ndërsa Gonzalez paralajmëroi kundër çdo dhune, Rodriguez akuzoi opozitën për nxitje të dhunës. qa

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR