• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Venezuelë është arrestuar një gazetar për gjoja përzierje në tentimin për atentat ndaj Maduros

Në Venezuelë është arrestuar një gazetar për gjoja përzierje në tentimin për atentat ndaj Maduros

Karakas, 16 prill 2024 (MIA) - Aktivisti i njohur venezuelas, gazetari Karlos Hulio Rohas, është arrestuar për shkak të gjoja përzierjes së tij në tentimin për atentat ndaj presidentit Nikollas Maduro muajin e kaluar, deklaroi prokurori shtetëror Tarek Saab.

"Karlos Hulio ROhas u arrestua të hënën në mbrëmje në qendër të Karakasit për shkak se ishte i lidhur dhe drejtpërdrejtë i identifikuar si nxitës dhe operator logjistik në tentimin për atentat kundër presidentit Maduro më 25 mars", kumtoi prokurori shtetëror publik në profilin e tij në rrjetin X.

Më 25 mars, autoritetet njoftuan për arrestimin e dy burrave në afërsi të vendit ku presidenti Maduro mbajti fjalim në të cilin ai e kumtoi regjistrimin e tij si kandidat për zgjedhjet e sivjetme presidenciale. Arrestimi i Rohasit është i fundit në arrestimet e shumta të aktivistëve dhe politikanëve opozitarë, të akuzuar nga autoritetet venezuelase se janë të lidhur me komplote kundër qeverisë së maduros. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR