• e enjte, 18 korrik 2024

Në vend për herë të parë tërësisht do të prodhohet një automjet elektrik e.GO

Në vend për herë të parë tërësisht do të prodhohet një automjet elektrik e.GO
Tetovë, 13 gusht 2022 (MIA) - Me nënshkrimin e Marrëveshjes mes Drejtorisë për zona të zhvilluara teknologjik industriale dhe kompanisë gjermane 2NEKST.E.GO MOBILE" dhe me vendosjen e gur-themelit në ZZHTI Tetovë, sot është shënuar fillimi i investimit të ri i cili parasheh prodhim të plotë të automobilave elektrikë e.GO. prodhimi i këtillë i plotë i automobilave elektrikë realizohet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për fabrikë e cila është paraparë të ndërtohet në 60 mijë metra katrorë, në të cilën duhet të ketë pothuajse 900 vende të punës dhe investim prej 130 milionë eurove. "Pas vetëm 18 muajve e kemi investimin e dytë mbi 100 milionë euro. Treguam se Maqedonia e Veriut tashmë nuk është vend i fuqisë së lirë punëtore por në hartën e vendeve të cilat kanë kapacitet dhe kushte për investime të mëdha. Vetëm prej filimit të këtij viti kemi arritur marrëveshje për investime me vëllim prej 370 milionë eurove. Me tempo të këtillë pres që deri në fund të vitit ta arrijmë kufirin prej gjysmë miliardi", theksoi drejtori i Drejtorisë për zona të zhvilluara teknologjike industriale, Jovan Despotovski në fjalimin e tij në ngjarje.

Ali Vezvaei, kryesues i bordit të kompanisë e.GO në fjalimin e tij tha se kjo marrëveshje është edhe një qëllim kyç në strategjinë për rritje globale të e.GO.

Ministri i Financave porositi se investimet e këtilla të mëdha kanë efekt të topit të borës.

"Brendet tërheqin lokalisht edhe investime të reja, si të huaja, ashtu edhe vendore. Ato krijojnë vlerë të re, e përforcojnë eksportin përmes ndryshimit të strukturës së tij drejt prodhimeve me vlerë më të madhe të shtuar, krijojnë vende të reja të punës dhe ndikojnë drejt përshpejtimit të aktivitetit ekonomik dhe zhvillimit ekonomik. Përcaktimi ynë si Qeveri është t'i mbështesim dhe promovojmë investuesit e huaj të cilët do të mund ta sigurojnë këtë efekt dhe të cilët para së gjithash do të sjellin përfitime për qytetarët tanë, ndërmarrjet dhe ekonominë vendore", porositi në fjalimin e tij ministri Besimi.

Në ngjarje foli edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili foli për përfitimet nga investimi i cili pritet të sjellë teknologji dhe njohuri të reja nga industria automobilistike të cilat do të jenë të rëndësishme për zhvillim të prodhimtarisë industriale. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR