• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në vërshimet në Gjermani është mbytur një grua 43-vjeçare. Sholc e vizitoi zonën e përmbytur

Në vërshimet në Gjermani është mbytur një grua 43-vjeçare. Sholc e vizitoi zonën e përmbytur

Mynih, 3 qershor 2024 (MIA) – Trupi i një gruaje 43-vjeçare është gjetur sot nga ekipet e shpëtimit në bodrumin e një shtëpie në qytetin Shrobenhauzen, në Bavarinë e Epërme, rajon që është prekur nga përmbytjet e mëdha.

Kërkimet për gruan kanë vazhduar që nga dje dhe ajo është viktima e dytë e përmbytjeve pasi të dielën në qytetin Pfafenhofem an der Ilm e humbi jetën një zjarrfikës, transmeton Tageshau.

Kancelari gjermani Olaf Sholc i vizioi zonat e përmbytura në Bavarinë e Epërme së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Nensi Fezer dhe kryeministrin bavarez Markus Zeder.

Dojçe ban më parë kumtoi se trafiku hekurudhor mes Berlinit dhe Mynihut, si dhe mes Shtutgartit dhe Frankfurtit është në ndërprerje. Kompania u bëri thirrje qytetarëve që të shtyjnë të gjitha udhëtimet jo thelbësore.

Në qarkun jugperëndimorë Shvarcvald-Baar janë aktivituar disa rëshqitje të dheut, ndërsa në qytetin Milhauzen disa persona janë shpëtuar nga uji, lartësia e të cilit ka rritur 1,8 metra.

Në rrethinën e Shtutgartit, në qartet Rems-Mur dhe Ludvigsburg, për shkak të përmbytjeve janë mbyllur kopshtet dhe shkollat.

Natën mes së shtunës dhe të dielës, një zjarrfikës vdiq gjatë një operacioni shpëtimi në qytetin e përmbytur Pfafenhofen an der Ilm në Bavarinë e Epërme, kur anija në të cilën ndodhej me tre kolegët e tij u përmbys. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR