• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Ukrainë është shpallur ditë zie

Në Ukrainë është shpallur ditë zie

Kiev, 9 korrik 2024 (MIA) - Në Ukrainë, pas sulmeve shkatërruese të djeshme të forcave ruse ku jetën e humbën 41 persona, ndërsa 166 u plagosën, sot është shpallur ditë zie.

Rusia dje ka kryer një nga sulmet raketore më të mëdha në muajt e fundit, pasi që është goditur edhe spitali kryesor i fëmijëve në Kiev.

Dy persona janë vrarë kur një raketë ruse rrafshoi përtokë një pjesë të spitalit të fëmijëve Ohmatdit, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit nën rrënoja vazhduan edhe sot deri në orët e hershme të mëngjesit.

Rusia mohon se qëllimi i sulmit ishte spitali i fëmijëve dhe thekson se ata janë goditur nga një pjesë e raketave ukrainase për mbrojtje ajrore, përderisa Ukraina kumtoi se ka gjetur mbetje nga një raketë kryqëzuese ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e ka vlerësuar sulmin si "brutal", ndërsa presidentin rus Vlladimir Putin e quajti "kriminel gjakpirës".

Sipas Zelenskit, Rusia dje ka gjuajtur më shumë se 40 raketa, duke dëmtuar gjithsej 100 ndërtesa në Kiev, Dnjepër, Krivi Rih, Sllavjansk dhe Kramatorsk. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR