• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Turqi ka nisur gjykimi për shembjen e ndërtesave nga tërmeti

Në Turqi ka nisur gjykimi për shembjen e ndërtesave nga tërmeti

Ankara, 3 janar 2023 (MIA) - Gjykimi i parë i madh lidhur me ndërtimin e ndërtesave që u shembën në tërmetin katastrofik të shkurtit të vitit 2023, ku humbën jetën më shumë se 50.000 njerëz, ndërsa në këtë rast hoteli "Isijas" në Adijaman, filloi sot në Turqi.

Sipas mediave turke,  para gjykatës në Adijaman (juglindje të vendit) u paraqitën 11 të pandehur, përfshirë pronarin e hotelit, të cilët akuzohen për "neglizhencë të vetëdijshme" gjatë mbikëqyrjes së ndërtimit të ndërtesës dhjetëkatëshe që u shemb nga tërmeti, ku e humbën jetën 72 persona.

Sipas aktakuzës, të paktën një nga katet e hotelit është shtuar ilegalisht. Në ekspertizë u konstatua cilësi shumë e dobët e materialit ndërtimor të përdorur. Të pandehurit përballen me më shumë se 20 vjet burg.

Qyteti Adijaman ndodhet më pak se 100 kilometra nga epiqendra e tërmetit me magnitudë 7,8 që ndodhi më 6 shkurt 2023. Qyteti u shkatërrua nga tërmeti.

Në tërmet e humbën jetën më shumë se 50.000 njerëz në Turqi dhe 6.000 në Siri.

Janë arrestuar më shumë se 260 persona që morën pjesë në ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmeti, ndërsa disa prej tyre tentuan të arratiseshin nga Turqia. Ndërtuesi i një ndërtese 12-katëshe në Antakia të quajtur rezidencë renesansë, disa qindra banorë të së cilës vdiqën nën rrënoja, u arrestua në aeroportin e Stambollit më 10 shkurt, teksa u përpoq të ikte në Mal të Zi. ls/

Foto: EPA

 
 

 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR