• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Turqi janë arrestuar 189 persona për shkak të lidhshmërisë së tyre me Shtetin islamik

Në Turqi janë arrestuar 189 persona për shkak të lidhshmërisë së tyre me Shtetin islamik

Stamboll, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Autoritetet turke sot arrestuan 189 persona në 37 provinca në atë vend, nën dyshimin se janë lidhur me grupin militant Shteti islamik (SHI), kumtoi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.

Duke cekur se operacionet janë kryer njëkohësisht në të gjitha provincat, Jerlikaja deklaroi se nuk do të lejojë terroristët tÇi pengojë përpjekjet për ruajtje të paqes dhe unitetit të vendit.

"Falë lutjeve të popullit tonë dhe përpjekjeve superiore të forcave tona të sigurimit, ne do ta vazhdojmë këtë luftë pa ndërprerje", tha Jerlikaja. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR