Në Turqi arrestohen 357 të dyshuar për lidhje me Shtetin islamik
- Policia turke ka arrestuar 357 të dyshuar gjatë një operacioni kundër anëtarëve të Shtetit Islamik gjatë ditës së sotme. Operacioni erdhi një ditë pas një shkëmbimi zjarri në Turqinë veriperëndimore ku u vranë tre oficerë policie dhe gjashtë pjesëtarë të SHI-së.
- Post By Fami Bajrami
- 14:49, 30 dhjetor, 2025
Ankara, 30 dhjetor 2025 (MIA)- Policia turke ka arrestuar 357 të dyshuar gjatë një operacioni kundër anëtarëve të Shtetit Islamik gjatë ditës së sotme. Operacioni erdhi një ditë pas një shkëmbimi zjarri në Turqinë veriperëndimore ku u vranë tre oficerë policie dhe gjashtë pjesëtarë të SHI-së.
Ministri turk për Punë të Brendshme, Ali Jerlikaja deklaroi se autoritetet kanë kryer bastisje në 21 provinca në të gjithë vendin.
Autoritetet turke kanë rritur përpjekjet e tyre kundër terrorizmit përpara festave të Vitit të Ri, pas paralajmërimeve të shërbimeve të kundërzbulimit për sulme të mundshme nga SHI.
Policia e Stambollit më 25 dhjetor ka kryer bastisje në 124 lokacione duke arrestuar 115 anëtarë të dyshuar të SHI-së dhe duke sekuestruar armë dhe municione pas informacioneve se grupi planifikonte sulme gjatë festave.
Foto: arkivi i MIA-s