• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Turqi arrestohen 33 persona të dyshuar për spiunazh për Izraelin

Në Turqi arrestohen 33 persona të dyshuar për spiunazh për Izraelin

Stamboll, 2 janar 2023 (MIA) - Në Turqi janë arrestuar 33 persona të dyshuar për spiunazh për Izraelin, kumtuan sot autoritetet turke.

Personat e arrestuar në disa provinca dyshohen se kanë spiunuar shtetas të huaj që jetojnë në Turqi për shërbimet sekrete izraelite, informon Agjencia Anadollu.

Në kërkim janë 13 të dyshuar për të njëjtat vepra penale, kumtoi prokuroria turke.

Shtetësia e të dyshuarve nuk është precizuar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja shkroi në rrjetin X se shërbimet e inteligjencës izraelite po përgatisin "agresion" ose "kidnapim" të disa të huajve tashmë të spiunuar.

Që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, një aleat tradicional i palestinezëve ka dënuar ashpër veprimet e Izraelit.

Erdogani i cili në vitin 2022 hapi një epokë të re në marrëdhëniet me Izraelin pas një dekadë tensionesh, tha javën e kaluar se nuk ka "asnjë dallim" midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Adolf Hitlerit.

Erdogan dënoi sot "përpjekjen për të sabotuar Turqinë dhe interesat e saj" dhe tha se do ta parandalojë atë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR