• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Turqi arrestohen 215 pjesëtarë të SHI-së

Në Turqi arrestohen 215 pjesëtarë të SHI-së

Ankara, 28 tetor 2024 (MIA) – Gjithsej 216 pjesëtarë të dyshuar të grupit xhihadistë të Shtetit islamik janë arrestuar në një operacion të madh antiterrorist në Turqi, bën të ditur në rrjetin social X, ministri për Punë të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja.

Operacioni antiterror është kryer në 45 qarqe, duke përfshirë Adanën, Ankaranë, Antalia, Bursa, Eskishehir, Stamboll, Izmir dhe Koxhaeli.

Në vitin 2013, Turqia ka qenë një nga vendet e para që përfshiu SHI-në në listën e organizatave terroriste. Që atëherë, vendi vazhdimisht ka qenë cak i SHI-së me të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bombë dhe katër sulme të armatosura ku jetën e humbën të paktën 300 njerëz, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR