• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në tre muajt e parë të këtij viti Greqinë e kanë vizituar mbi 2,3 milionë turistë

Në tre muajt e parë të këtij viti Greqinë e kanë vizituar mbi 2,3 milionë turistë

Athinë, 22 maj 2024 (MIA) - Numri i vizitorëve në Greqi në tre muajt e parë të këtij viti është rritur për 24,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa vendin e kanë vizituar 2.332.500  turistë, në bazë të të dhënave nga Banka e Greqisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në periudhën janar - mars të këtij viti, me rritjen e numrit të turistëve, janë rritur edhe të ardhurat për 28,2 për qind dhe janë 942 milionë euro, rritje, që, siç njoftuan nga Banka e Greqisë, ka të bëjë me rritjen e të ardhurave nga vizitorët nga vendet e BE-së për 48,2 për qind që janë 470 milionë euro, si dhe rritje për 13,1 për qind të qytetarëve nga vendet e tjera.

Arritjet përmes aeroporteve ishin rritur për 24,6 për qind derisa përmes vendkalimeve kufitare tokësore për 25,7 për qind. 

Në periudhën konkrete, Greqinë e kanë vizituar 1.187.100 turistë nga BE-ja (rritje prej 32,1 për qind) dhe 1.145.400 udhëtarë nga vende jashtë Unionit (rritje për 17,4 për qind).

Viti i kaluar ishte veçanërisht i suksesshëm për turizmin grek, duke pasur parasysh atë se Greqinë e kanë vizituar 32,7 milionë  turistë, për 17,6 për qind më shumë në krahasim me vitin 2022. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR