Në tornadot në Teksas dhe Misisipi dy të vdekur, gjashtë të lënduar
- Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar nga tornadot në Teksas dhe Misisipi, njoftoi sot Shërbimi kombëtar i meteorologjisë.
Hjuston, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar nga tornadot në Teksas dhe Misisipi, njoftoi sot Shërbimi kombëtar i meteorologjisë.
Tornadot po lëvizin drejt juglindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pritet të vazhdojnë të prodhojnë erëra të forta dhe shkatërruese.
Stuhia do të vazhdojë të lëvizë drejt lindjes derisa përfundimisht të arrijë në tokë, e cila pritet më vonë gjatë ditës së sotme.
Është raportuar se deri më tani janë marrë 40 raporte për tornado.
Të shtunën, një person ka humbur jetën në zonën Liverpul, në jug të Hjuston, Teksas.
Në Misisipi, një person ka humbur jetën në qarkun Adams dhe dy persona janë lënduar në qarkun Frenklin, kumtoi Agjencia për gjendje të jashtëzakonshme e Misisipit.
Shërbimi kombëtar i motit njoftoi se dy tornado goditën gjithashtu qytetin Brendon, duke hequr çatitë nga disa ndërtesa.
Nuk është e pazakontë që fatkeqësi të tilla të motit të ndodhin në fund të vitit në atë pjesë të Amerikës. mb/
Foto: MIA