• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Tiranë nesër seancë e përbashkët e Parlamenteve të Shqipërisë dhe të Kosovës

Në Tiranë nesër seancë e përbashkët e Parlamenteve të Shqipërisë dhe të Kosovës
Tiranë, 26 nëntor 2022 (MIA) – Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nesër në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë do të mbahet seancë e përbashkët solemne e parlamentit të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në fillim të seancës, para deputetëve fjalim do të kenë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Pas tyre do të flasin kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti, si dhe shefat e grupeve të deputetëve.
Shënimi i 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të shoqërohet me aktivitete kulturore dhe të tjera. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR