• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Teksas dhe Kaliforni arrestohen dhjetëra studentë që demonstruan kundër luftës së Izraelit në Gazë

Në Teksas dhe Kaliforni arrestohen dhjetëra studentë që demonstruan kundër luftës së Izraelit në Gazë

 Uashington, 25 prill 2024 (MIA) - Policia amerikane ka arrestuar dhjetëra studentë në Teksas dhe Kaliforni, të cilët protestuan kundër luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

Në Teksas dje janë arrestuar  34 persona, pas përleshjes mes protestuesve dhe policisë dhe kalorësisë së policisë, ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe një gazetar i televizionit amerikan Foks, raportojnë mediat amerikane.

 Studentët nga Teksasi kanë kërkuar që universiteti i tyre t'i japë fund të gjithë bashkëpunimit me kompanitë që prodhojnë dhe shesin armë në Izrael, shkruan Independent.

 Arrestimet ishin më të qeta në Kaliforni, ku u arrestuan rreth 20 studentë të cilët paraprakisht  tre ditë ishin barrikaduar në një godinë universitare, ku universiteti u përgjigj duke organizuar orë onlajn.

Paraprakisht, në fillim të javës,  policia tha se ka arrestuar 133 protestues në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork dhe rreth 40 në Universitetin Jejl. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR