• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në takimin e G-7, Britania e Madhe do ta publikojë ndihmën prej 310 milionë dollarë për Ukrainën

Në takimin e G-7, Britania e Madhe do ta publikojë ndihmën prej 310 milionë dollarë për Ukrainën

Londër, 13 qershor 2024 (MIA) - Kyeministri britanik Rishi Sunak në takimin e G-7 do të publikojë ndihmën për Ukrainën me vlerë prej rreth 242 milionë funta (309.69 milionë dollarë). Mjetet janë dedikuar për përmbushjen e nevojave më urgjente të Ukrainës në fusha humanitare dhe energjetike.

Këtë e ka publikuar kabineti i kryeministrit britanik. "Patjetër duhet të jemi të vendosur dhe kreativë në përpjekjet tona për të ndihmuar Ukrainën dhe për t'i dhënë fund luftës joligjore të Putinit në këtë moment kritik", tha Sunak para takimit të Grupit shtatë (G-7) në Itali, i cili fillon sot.

Ndër masat për të cilët diskutohen nga G7 dhe BE për mbështetjen e Kievit janë përdorimi i të ardhurave nga mjetet ruse, të cilat janë ngrirë nga Perëndimi pas fillimit të luftës, si dhe dhënia për Ukrainën hua të madhe, për të garantuar financimin e Kievit deri në vitin 2025. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR