• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Tajlandë nga vala e të nxehtit kanë vdekur më shumë se 60 persona

Në Tajlandë nga vala e të nxehtit kanë vdekur më shumë se 60 persona

Bangkok, 10 maj 2024 (MIA) - Të paktën 61 persona kanë vdekur nga vala e të nxehtit shumëjavore që goditi Tajlandën, kumtoi sot Ministria tajlandeze e Shëndetësisë.

Moti i nxehtë në javët e fundit ka shkaktuar më shumë se dyfishin e numrit të vdekjeve në krahasim me vdekjet nga moti i nxehtë në të gjithë vitin 2023. Shumica e vdekjeve janë regjistruar në pjesën verilindore të vendit, ku bujqësia është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë.

Në Bangkok dhe pjesë të tjera të vendit gjatë natës temperatura nuk bie nën 30 gradë Celsius. Ndërsa temperaturat e mesditës janë rregullisht mbi 50 gradë.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat e larta vijnë si pasojë e fenomenit El Nino, ndërsa Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron se Azia po ngrohet më shpejt se mesatarja globale.

Temperatura jashtëzakonisht të larta u regjistruan edhe në Bangladesh, Vietnam, Mianmar dhe Filipine. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR