• e premte, 28 qershor 2024

Në Tabanoc pritet 15 minuta, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata

Në Tabanoc pritet 15 minuta, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në zonat urbane është mesatar. Në VK Tabanoc shënohet frekuencë e rritur e automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 minuta.  Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR