• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stojanoski: E përshëndesim vendimin e KRRE-sl për ngritjen minimale të energjisë elektrike, ky është maksimumi që mund të bëjmë tani

Stojanoski: E përshëndesim vendimin e KRRE-sl për ngritjen minimale të energjisë elektrike, ky është maksimumi që mund të bëjmë tani

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e ka përshëndetur vendimin e Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) për rritjen minimale të çmimit të energjisë elektrike dhe thonë se ky vendim vjen që kur u krijuan kushtet, pas miratimit të Propozim ligjit për ndryshimin e ligjit për energjetikën, të cilin e parashtruan deputeti i atëhershëm, dhe kryeministër aktual Hristian Mickoski dhe grupi i tyre parlamentar.

"Me ato ndryshime që u miratuan me 84 vota “pro”, fillimisht u krijua kushti për zgjatjen e licencës së furnizuesit universal, i cili kurseu si fondet e nevojshme për krijimin e një personi të ri juridik, por edhe afatet e nevojshme për themelimin e të njëjtit person juridik, i cili, nga ana tjetër, krijonte mundësinë që marzhi, i cili është kyç për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike, të ulet nga 11.5 deri në 9.9 për qind", tha deputeti Bos]jan Stojanovski nga VMRO-DPMNE-ja në konferencën e sotme për mediat në Kuvend. 

Ai theksoi se kryetari i KRRE-së ka treguar edhe se pas miratimit të këtij ligji janë krijuar kushte që të mos ketë goditje çmimi për qytetarët dhe përkujtoi se Mickoski apeloi tek furnizuesi universal për optimizimin e sistemit energjetik, ndërsa pjesa tjetër prej 15 për qind e energjisë elektrike të nevojshme që duhet të blihet nga tregu i lirë me çmime 90-100 euro për megavat orë, në vend të 60 që ofron EMV-ja në tenderin vendas, të rimbushet nga tregu vendas dhe në këtë mënyrë çmimi i energjisë elektrike të mbetet pothuajse i njëjtë me atë që është tani.

Ai theksoi se në shtatë vitet e fundit vendi po përballet me rritjen e shportës së konsumit dhe me inflacionin dhe pikërisht, siç tha ai, çmimi i energjisë elektrike dhe karburantit janë dy faktorët kryesorë që nxisin inflacionin. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR