Në Tabanoc pritet 15 minuta, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata
- - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në zonat urbane është mesatar. Në VK Tabanoc shënohet frekuencë e rritur e automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
- Post By Fami Bajrami
- 08:37, 25 qershor, 2024
Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në zonat urbane është mesatar. Në VK Tabanoc shënohet frekuencë e rritur e automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. rq/fc/
Foto: MIA