• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në "Tabanoc" për hyrje në vend pritet deri 30 minuta

Në

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Tabanoc" shënohet frekuencë e rritur e automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 deri 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut,  nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i rrugëve drejt zonave urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM njëkohësisht rikujton se nga sot është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën rajonale R1109, pjesa ura Panov – hyrja në Bogdanci, për shkak të rikonstruksionit dhe zgjerimit. rq/bsh/

Foto: Arkiv i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR