• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në tërmetin në Japoni humbën jetën 202 persona, 102 konsiderohen si të zhdukur

Në tërmetin në Japoni humbën jetën 202 persona, 102 konsiderohen si të zhdukur

Tokio, 9 janar 2024 (MIA) - Në tërmetin i cili e goditi pjesën perëndimore të Japonisë më 1 janar humbën jetën 202 persona, njoftuan sot persona zyrtarë. Sipas bilancit të ri të cilin e publikuan autoritetet lokale, 102 persona konsiderohen si të zhdukur. 

Tërmet me fuqi prej 7,5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit e goditi gadishullin japonez Noto në prefekturën Ishikava më 1 janar. 

Tërmeti ka shkatërruar një rrip të ngushtë i gjatë rreth një qind kilometra në Detin Japonez, duke shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe rrënim të ndërtesave dhe rrugëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR