• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në sulmin izraelit në Kan Junis 71 të vdekur dhe 289 të plagosur, cak ishte komandanti i Hamasit

Në sulmin izraelit në Kan Junis 71 të vdekur dhe 289 të plagosur, cak ishte komandanti i Hamasit

Kan Juni, 13 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se 71 persona janë vrarë, ndërsa 289 janë plagossur në sulmin e sotëm izraelit ndaj kampeve me tenda në Kan Junis, ku janë të vendour palestinezët e zhvendosur.

Shumë të lënduar dhe të vdekur janë dërguar në spitalin e afërt Naser, transmeton Beta.

Të mbijetuarit dëshmojnë se pas sulmit ka pasur edhe disa goditje të njëpasnjëshme.

Nuk është e qartë nëse Muvasi, zonë humanitare e caktuar nga Izraelit, e cila shtrihet nga Rafah deri në Kan Junis, gjithashtu ishte cak i sulmit. Atje strehim gjetën qindra mijë palestinezë të cilët u zhvendosën për shkak të invazionit izraelit nga pjesë të tjera të Rripit të Gazës dhe jetojnë në tenda.

Ushtria izraelite kumtoi se po e kontrollon informatën, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në Gazë ende nuk ka kumtuar numra zyrtarë të të vrarëve. Radioja e armatës izraelite kumtoi se cak i sulmit në Kan Junis ishte komandanti ushtarak i Hamasit, Mohamed Dief. Radioja ushtarake nuk saktësoi nëse ai ishte vrarë në sulm. Përfaqësuesi i Hamasit, ndërkaq, deklaroi se të gjitha viktimat janë civilë. 

Invazioni izraelit në Gazë filloi pasi që ekstremistët palestinezë e sulmuan pjesën jugore të Izraelit, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe morën qindra pengje.

Prej atëherë, mbi 38.300 njerëz janë vrarë, ndërsa mbi 88.000 janë plagosur në Rripin e Gazës. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR